Sali Berisha, tashmë pa imunitet, iu drejtua protestuesve që e prisnin në oborrin e jashtëm të Parlamentit.
Në fjalën e tij përballë qytetarëve që ishin mbledhur për ta mbështetur, Berisha tha se kjo ditë, 21 dhjetor 2023, është një ditë frymëzimi për t’u ngritur në protestë kundër kësaj qeverie, që e quajti si “narkoshtet”.
“Kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë ata zot nga ju, tmerrin që kanë nga opozita e vërtetë. Ato mendojnë se duke vepruar si sot, ne do biem në qetësi, kam bindjen se kjo ditë do jetë ditë frymëzimi, një ditë që do ju rikujtojë atyre se misioni i tyre është o sot o kurrë, të përmbysim diktaturën, regjimin e krimit, ju jeni dëshmitar se prej muajsh ne kemi denoncuar me fakte, dokumente dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve”, tha Berisha.