Quhen Pac-man grimcat që futen në enët e gjakut dhe “gllabërojnë” pllakat përgjegjëse për arteriosklerozën, sipas një ekipi të Universitetit Amerikan të Miçiganit (MAU), me koordinator Bryan Smith.
“Pac-man përbëhen nga nanotubat e karbonit që përmbajnë ilaçe. Molekulat e lëshuara nga nanopjesëzat veprojnë duke stimuluar aktivitetin e disa llojeve të qelizave pastruese në trup siç janë makrofagët dhe monocitet, të cilat më pas ‘gllabërojnë’ pjesët e pllakave”, theksuan studiuesit.
“Në këtë mënyrë makrofagët mund të rinovohen dhe madhësia e pllakave të zvogëlohet. Qëllimi është që të zhvillojmë prova klinike për të verifikuar efektivitetin e tyre në kufizimin e rrezikut të sulmeve në zemër duke minimizuar efektet anësore, falë selektivitetit të lartë të nanopjesëzave”, theksoi studiuesi Smith.