Një 62-vjeçar i prekur nga koronavirusi, përjetoi një situatë të rëndë pas një komplikacioni në organin e tij gjenital.
Sipas asaj që shkruan “Mirror”, 62-vjeçari pësoi mpiksje gjaku në organin gjenital, çka e la atë për më shumë se katër orë në ereksion dhe dhimbje të forta.
Pacienti ndodhet në një spital në Francë. Tashmë është e njohur nga mjekët që koronavirusi shkakton mpiksje gjaku në rreth një të tretën e pacientëve të prekur, por ky është rast i parë që mpiksja ndodh në këtë pjesë të trupit.
Në studimin e rastit, të botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Emergjente, studiuesit, të udhëhequr nga Myriam Lamamri, pohuan që ky komplikacion kishte ardhur si pasojë e Covid-19.
Duke folur për BBC, Roopen Arya, profesor i trombozës dhe hemostazës në Spitalin e Kolegjit King, tha se trompoza tek pacientët e prekur nga koronavirusi është një problem i madh.
“Veçanërisht për pacientët që janë në terapi intensive”.