Kryesore “Pafajësia e udhëheqësve do të triumfojë në Hagë”, Meta zgjedh Kosovën për...

“Pafajësia e udhëheqësve do të triumfojë në Hagë”, Meta zgjedh Kosovën për vizitën e fundit si President

Ilir Meta zgjodhi Kosovën në vizitën e tij të fundit zyrtare si President. Kreu i Shtetit premtoi se sapo të lërë detyrën, do të bëjë më shumë për Kosovën.

“E vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por, ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer me ju dhe të gjithë institucionet e Kosovës dhe do të vijojmë në të ardhmen. Jam i bindur se Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë do të vijojë këtë traditë shumë pozitive”, tha Meta në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e tij, Vjosa Osmani.

Presidenti Ilir Meta gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës deklaroi se Kosova është shembull për shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë.

“Shteti i ri i Kosovës është shembull në shumë drejtime edhe për vende të tjera të rajonit përfshirë edhe Shqipërisë. Unë sot paraqitem para jush si një njëri që i ka qëndruar besnik kësaj filozofike partneriteti dhe bashkëpunimi me vepra dhe jo me fjalë, duke mbajtur gjithmonë derën e hapur ndaj çdo shtetari dhe përfaqësuesi të Kosovën, me dëshirën që marrëdhëniet tona të jetë vëllazërore. Suksesin e bashkëpunimit ta masim me rezultate sa më konkrete. Të qëndrojmë vigjilent ndaj rreziqeve të reja që na kanosen”, u shpreh Meta.

Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ku nënvizoi se pafajësia e tij do të triumfojë.

“Pafajësia e udhëheqësve që sot gjendjen padrejtësisht në Hagë do të triumfojë mbi çdo tentativë të pashtesë që tenton ti kthejë agresorët në viktima dhe viktimat në agresorë”, tha Meta.