Tatimpaguesit dhe punonjësit që kanë aplikuar për të përfituar nga paketa e parë mbështetëse e qeverisë me një pagë prej 26 mijë lekësh, do ta përfitojnë atë për muajin Mars dhe Prill deri më datën 10 Maj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë me dije se i gjithë procesi i verifikimit të aplikimeve, ankesave dhe likuidimi është parashikuar të përfundojë brenda kësaj date, ndërsa dritarja e ankesave do vijojë të jetë e hapur për të mos lënë asnjë përfitues potencial pa e marrë pagën e luftës.
Ndërkohë sa i takon paktës së dytë, afati i aplikimeve është vendosur paraprakisht në 15 Maj, megjithëse mund të aplikohet edhe një fazë e dytë. Lidhur me problematikat dhe numrin e refuzimeve që u janë bërë tatimpaguesve, sipas tatimeve arsyet janë të ndryshme. Në paketën e parë problematika më e madhe ka qenë lidhur me mosspecifikimin e saktë të kodit të aktivitetit, ndërsa në paketën e dytë mbi 3600 aplikime janë refuzuar për shkak se punonjësit kanë rezultuar se nuk plotësojnë kriteret për përfitim, kanë rezultuar të jenë të dypunësuar dhe kanë marrë një pagë lufte apo janë duke marrë një pagë tjetër, si dhe një pjesë prej tyre kanë qenë me të me të ardhura të larta se niveli i përcaktuar në vendim qeverie.
Arsyet e refuzimit, paketa 1
Nuk plotësojnë kriteret për përfitim
Kanë rezultuar të dypunësuar
Kanë marrë një pagë lufte
Kanë rezultuar me të me të ardhura të larta
Elisabeta Dosku / SCAN