Kryeministri shqiptar Edi Rama rezulton të jetë një ndër kryeministrat me pagën më të lartë krahasuar kjo me pagën mesatare të qytetarëve.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore konstatohet se kreu i qeverisë shqiptare merr 1700 euro në muaj në një kohë që paga mesatare e qytetarëve është 344 euro.
Vendin e parë përsa i përket pagës më të lartë në rajon e mban Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh.
Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesit e qeverisë reultojnë me një pagesë pesëfish më të lartë.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka pagën më të ulët në rajon duke marrë vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç i cili paguhet 1.130 euro.
Por vlen të theksohet se paga mesatare e malazezëve rezulton më e larta në rajon dhe është 751 euro duke lënë pas Serbinë, Bosnje Hercegovinën apo Maqedoninë.
Ndër të tjera dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.
Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106.
Pagesat e Kryeministrave
Ramush Haradinaj 2950 euro
Edi Rama 1700 euro
Zoran Zaev 1300 euro
Dusko Markovic 1130 euro
Ana Brnabiç 1000 euro
Pagat mesatare në rajon
Mali i Zi 751 euro
Maqedonia 533 euro
Serbia 516 euro
Kosova 416 euro
Shqipëria 334 euro