Aktualitet Pagoi karburantin me euro false, pranga vlonjatit

Pagoi karburantin me euro false, pranga vlonjatit

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi pasi mbushi mjetin me karburant pagoi me euro false.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më datë 05.10.2019 në një karburant përgjatë autostradës Levan-Vlorë ku 41-vjeçari E.P., nga Vlora teksa mbushi mjetin e tij Audi me karburant i dha punonjësit kartëmonedhën false me prerje 100 euro.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.