A do të vidhnit ushqimi e kolegëve nëse do të ishit në një punë që do të ju paguante 1.2 milionë euro në vit? Përgjigjja e parë që mund t’i vijë shumicës prej nesh është “Jo”.
Por ja që ndodh.
Sipas “Financial Times”, Paras Shah, një bankier i lartë në bankën “Citygroup” dhe drejtues i seksionit të vlerësimit të bonove për Europën, Lindje e Mesme dhe Azinë u shkarkua muajin e kaluar.
“Citigroup” nuk ka komentuar ende për rastin në fjalë, por sipas Financial Times, Paras Shah, 31 vjeç u shkarkua pasi u kap duke “vjedhur” sanduiçët e kolegëve të tij në zyrat qëndrore të bankës në Londër.
Është e paqartë nëse kjo ka ndodhur edhe herë të tjera, ndërsa Paras Shah ka mbyllur çdo profil në rrjetet sociale duke zhdukur gjurmët.
Shah nuk është drejtuesi i parë i bankës “Citigroup” që shkarkohet për shkelje të etikës dhe sjellje të pandershme. Në 2014, sipas BBC, Jonathan Paul Burroës-it, drejtor i “BlackRock” iu ndalua që të punojë në tregu financiar pasi u kap rregullisht në përpjekje për t’iu shmangur pagesës së një bilete treni.