Kulturë Paguhet në Hollivud njësoj si meshkujt, Nicole Kidman: E mësoj vajzën time...

Paguhet në Hollivud njësoj si meshkujt, Nicole Kidman: E mësoj vajzën time të mos dorëzohet

Teksa ecën në korridoret e hotelit luksoz që e pret, rreth saj krijohet një boshllëk, njerëzit largohen, e vëzhgojnë teksa kalon, sikur të ishte duke u ndjekur nga një rreze drite që e ndriçon edhe kur ajo nuk është në skenë apo para një kamere. Ndodh kur je divë. Dhe Nicole Kidman është e tillë: nga Australia, ku u rrit, në pjesën tjetër të botës, ku arriti të bënte veten të njohur, duke arritur majat dhe duke zgjedhur të mos ndalet me kaq.

Më 23 korrik ajo do të vijë me një prodhim të Paramount Special Operation: Lioness, e cila jo vetëm e sheh atë në kast, por edhe në rolin, për të cilin thuhet se është edhe më krenare, si producente ekzekutive. Seriali, me aktoren Zoe Saldana, është një histori e grave, marinsave shumë të kualifikuara.

Nicole Kidman me Zoe Saldana

Kidman është kreu i divizionit që depërton në qelizat terroriste për t’i eliminuar ato.

Të sajat janë gra që bëjnë një punë që përgjithësisht konsiderohet të jetë e burrave.

“Kinemaja dhe TV kanë një përgjegjësi specifike kur zgjedhin se çfarë lloj historish të tregojnë”, shpjegon aktorja për Corriere della Sera, e veshur me një fustan të zi elegant, teksa po ha me hijeshi një sasi të madhe mjedrash.

T’i sillnin gratë në këtë dimension ishte gjithashtu një detyrim për ju?

“Po. Edhe pse kemi pritur kaq shumë për t’u përfaqësuar në mënyrën e duhur, sa që ka pasur një ekuilibër, me pak fjalë, që është ai i jetës reale. Sidomos sot. Një botë në të cilën gratë janë pjesë e vendimeve: të përditshmet por edhe në nivelin e shoqërisë”.

Edhe një serial televiziv mund ta bëjë ndryshimin?

“Po, sidomos nëse nuk konceptohet si predikim. Por thjesht si dëshirë për të treguar diçka që ekziston dhe prandaj meriton të tregohet.

Çfarë ju goditi për këtë ide?

“Njohja me këto gra që bëjnë jetë kaq të guximshme dhe intensive, të cilat e gjejnë veten duke ndërmarrë bëma të paimagjinueshme, të cilat shpesh i bëjnë të ndihen në konflikt edhe me jetën e tyre personale. Ishte e rëndësishme të thuash se është normale të pyesësh nëse ke bërë apo jo zgjedhjen e duhur kur përgjegjësitë të bëjnë të ndihesh i ndarë. Por ishte gjithashtu e drejtë të tregoja se në fund duhet të gjesh gjithmonë forcën për të mos u dorëzuar dhe të vazhdosh”.

A ju ka ndodhur edhe juve kjo?

“Shumë herë; kujt nuk i ka ndodhur kjo. Shpesh e kam pyetur veten: nëse do të kthehesha pas a do ta bëja sërish këtë gjë? Mendoj se është një reflektim i zakonshëm për gratë, për atë ndjenjën e detyrës që gjithsesi e ndjejnë edhe sot, në lidhje me familjen, të dashurit, shumë gjëra. Të tanët kanë një ndjenjë detyre ndaj vendit të cilit i përkasin, të cilit duan t’i shërbejnë në mënyrën më të mirë. Mendoj se është vërtet fisnike”.

Çfarë ju duket fisnike?

“Më duket fisnike kur dikush bën sakrifica pa i quajtur sakrifica sepse bën diçka në të cilën beson”.

Ju si aktore keni arritur objektivat më të larta, duke arritur nivelin e pagave njësoj si kolegët meshkuj. Karriera juaj është një mesazh për gratë: që po mund të bëhet.

“Po, shpresoj vërtet. E di që nuk është kështu për të gjithë dhe gjithashtu e di që nuk është e thjeshtë. Por është një mesazh që dua ta jap dhe që shpresoj ta arrij edhe përmes këtij seriali. Në fund të fundit, këtë ia përsëris gjithmonë edhe vajzës sime”.

Çfarë?

Për të mos hequr dorë. Vazhdoni të ndiqni synimet tuaja, me kokëfortësi…

Në këto momente ju personalisht çfarë po shijoni?

“Dëshira për t’u ulur në një tavolinë që ishte pothuajse ekskluzivisht mashkullore si ajo e prodhimit. Kjo është një punë e re për ta bërë zërin e grave të dëgjohet gjithnjë e më shumë. Dhe ta bësh atë kur bëhet fjalë për veprim është diçka krejtësisht e ndryshme dhe për këtë arsye e nevojshme. Duke e menduar kështu ndjej që është një synim që e kam arritur.