Aktualitet Pajisi me dokument zyrtar një person në këmbim të ryshfetit, arrestohet topografi...

Pajisi me dokument zyrtar një person në këmbim të ryshfetit, arrestohet topografi në Vlorë

Një topograf është arrestuar nga Policia e Vlorës me akuzën e korrupsionit. Pas një hetimi një mujor rezultoi se 52-vjeçari me iniciale A. G., ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.