Një burrë anonim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhuruar 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, sipas kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili postoi lajmin në Twitter.
“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi kryeministri në rrjetin social.
“Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojnë mbi gjëra që duken të pamundura”, shtoi Sharif.