Kryesore Paloka i vë flakën rregullores, Sula u hedh “para” deputetëve të Bashës....

Paloka i vë flakën rregullores, Sula u hedh “para” deputetëve të Bashës. Mazhoranca voton projektligjet

Ashtu sicç është bërë tashmë zakon, seanca parlamentare ka vijuar me kaos, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe nuk lejuan zhvillimin normal të Kuvendit.

Edi Paloka pasi mbajti një fjalim i vuri flakën rregullores së Kuvendit.

Në fjalën e tij, Paloka sulmoi kryeministrin Rama, por edhe deputetët e pranishëm në sallë, të cilët sipas tij janë sjellë aty me urdhër të Taulant Ballës.

Ai siguroi se, nuk ka për të pasur parlament normal për aq kohë sa opozitës nuk i garantohet e drejta e saj kushtetuese.

Ndërsa deputeti Dash Sula ishte “veshur” me para në seancën e sotme parlamentare.

Në një moment, ai shfaqet teksa hedh tufa me lekë në drejtim të deputetëve të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.

Një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili i ka thënë që këto tufa parash duhet t’i hidhte nga këto para në drejtim të deputetëve të mazhorancës.

Pavarësisht kësaj situate, mazhoranca ka vijuar me votimin e projektligjeve që ishin parashikuar të kalonin.

I vetmi ligj që nuk kaloi ishte ai për bastet, që u hoq nga rendi i ditës po me kërkesë të PS-së.