Pamjet e një vajze dyvjeçare të verbër që nga lindja, së cilës i kthehet shikimi pas një operacioni u panë nga shtatë milion njerëz.
Ajo tregon momentin emocional kur fëmija sheh dritën e ditës për herë të parë në krahët e nënës së saj.
Kjo e fundit nuk e humbi kurrë shpresën që vajza e saj do të shihte një ditë. Pas operacionit në sy, vajza e pati këtë mundësi, gjë që u regjistrua nga kamerat.
Infermierja ia hoqi me kujdes fashat nga sytë dhe i tha: “Përshëndetje Princeshë!”.
Dhe, sapo fashat u hoqën, të qarat u ndalën. Vajza e vogël shikoi përreth në huti dhe përqafoi nënën e saj, e cila nuk mund të ndalte lotët.
Vërtet prekëse!