Forcat zjarrfikëse të Mallakastrës kanë publikuar një video të pabesueshme ku tregohet sesi është shpëtuar gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit një 33-vjeçar tek “Miramare” në Durrës.
Adriatik Bode ishte në katin e tretë të godinës kur ra tërmeti i fortë.
Mirëpo fatmirësisht ai gjendej në një pozicion të tille që e lejoi të mbijetonte për shumë orë poshtë rrënojave derisa u gjet i gjallë dhe u shpëtua.
“Momente nga shpëtimi nga rrënojat e hotelit Mia Mare i 33-vjeçarit Adriatik Bode nen drejtimin e komandantit te stacionit MZSH Mallakastër Jonus Murataj dhe efektiveve Hysland Aliaj, Ardit Sulaj, Sokol Kodheli, Zamir Hoxha”, shkruan mes të tjerash reparti zjarrfikës i Mallakastrës në Facebook, përkrah postimit të videos se shpëtimit.