Ky është momenti kur policët ndërhyjnë në çatinë e një shtëpie në lagjen 5 Maji në Tiranë për të marrë një të ri që kërcënoi se do të hidhej.
Nga pamjet duken 11 policë që tërheqin zvarrë të riun, i cili protestonte kundër shembjes së banesës. Ndërtimet në këtë lagje do të shkatërrohen për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve të reja, pasi bashkia pretendon se banesat janë dëmtuar nga tërmeti.
Banorët kanë bërë rezistencë gjatë paradites së sotme dhe kanë kërcënuar edhe kryebashkiakun Veliaj.