Një imazh satelitor me një pamje rrëqethëse të uraganit Milton tregon stuhinë që ka marrë formën e një kafke përpara se të mbërrinte në Florida të mërkurën. Stu Ostro, meteorolog në Weather Channel, shpërndau foton e frikshme në X që sipas tij përsëriti atë të uraganit Matthew në 2016.
Milton dukej se po shikonte mbrapa, me një buzëqeshje të frikshme teksa po shkonte drejt Floridës. Imazhi u krijua vetëm pak çaste përpara se Milton të godiste bregun duke shkaktuar përmbytje dhe erëra shkatërruese. Një përdorues tjetër X, Storm Chaser Rob nga Alabama shpërndau një video të radarit satelitor teksa Milton u shndërrua në formën e keqe.
“Ne kemi një kafkë. Kjo është një pamje shqetësuese. Kjo më futi të dridhura në shtyllën kurrizore. Për uraganin Milton do të flitet për një kohë të gjatë”, ka shkruar ai.
We have a SKULL. This is a harrowing visual. This sent chills up my spine. Hurricane Milton will be talked about for a long time. #hurricaneMilton #TampaBay #florida pic.twitter.com/zsa5AIP7J8
— Storm Chaser ☈ob (@NaderChaserRob) October 9, 2024
Ekspertët e kanë përshkruar uraganin Milton si një stuhi “përbindësh” që e bën këtë imazh satelitor edhe më të sikletshëm. Milton arriti në tokë pranë Sarasota, Florida rreth orës 20:30 të së mërkurës.
Stuhia e kategorisë 3 goditi 150 tornado me erëra mbi 100 km në orë. Më shumë se 3 milionë banorë të Floridës janë ende pa energji si pasojë e Miltonit.
Ostro nxori edhe një foto tjetër duke treguar se edhe Uragani Matthew kishte formuar një model të ngjashëm kafke. Matthew ishte gjithashtu një stuhi shkatërruese.
Ai u përplas në Haiti si një stuhi e kategorisë 4 në vitin 2016, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në infrastrukturë që vranë mbi 500 njerëz dhe shpërngulën dhjetëra mijëra të tjerë. Panorama e plotë e dëmeve të Miltonit është ende e paqartë, por raportet dhe fotot tregojnë shkatërrime të mëdha.
Që nga ora 11:45 e mëngjesit të së enjtes, 9 persona janë konfirmuar të vdekur vetëm në Florida. Stuhia u zhvendos në det të hapur mëngjesin e së enjtes, por rreziku nuk ka mbaruar ende. Milton ende mund të godasë pjesë të bregut të Gjirit të Floridës.