Periudha e kësaj pandemie po krijon gjithnjë e më shumë solidaritet. Këtë herë edhe aktori i famshëm Leonardo DiCaprio ka mbledhur 12 milionë dollarë për t’ia dhuruar Fondit Amerikan të Ushqimit.
Këto para, organizata do t’i shpërndajë tek familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit dhe fëmijët. Fondacioni do të bashkëpunojë me “World Central Kitchen” dhe “Feeding America”, për të lehtësuar barrën e urisë.
“I falenderoj për punën e tyre të palodhshme në front, ata meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, është shprehur aktori.
DiCaprio është bashkëthemelues i Fondit Amerikan të Ushqimit së bashku me filantropin Laurene Powell Jobs.
Leonardo i shtohet listës së të famshmëve që kanë dhuruar para për të ndihmuar njerëzit që ndodhen në këtë situatë të pazakontë. Të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre janë Oprah Winfrey, Jeff Bezos, Kylie Jenner, Beyonce, Taylor Swift, etj.