Një shkencëtar kryesor britanik ka shprehur se një tjetër “Sëmundje X” që shkakton pandemi mund të jetë shumë pranë.
Profesori Mark Woolhouse shtoi se është e vështirë të thuash se kur mund të shfaqet një sëmundje e tillë dhe mekanizmi i saktë se si shfaqet është gjithmonë i paparashikueshëm.
Eksperti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut tha se gripi pandemik është në krye të listës për t’u shqetësuar, por ai shtoi se ekziston një varg i tërë virusesh të tjerë për të cilët duhet të kemi kujdes.
Woolhouse tha se në vitin 2017, ai dhe disa kolegë kontaktuan me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të shtuar Sëmundjen X në listën e saj të sëmundjeve përparësore.
Ai shpjegoi: “Ne menduam se pandemia e ardhshme mund të jetë një virus për të cilin nuk dimë shumë gjëra, por sinqerisht menduam se ishte skenari më i mundshëm.”
Woolhouse shtoi se në një takim, ekspertët dolën në përfundim se ky koronavirus i ri është një ndërthurje e Mers dhe Sars.
I pyetur nëse ky virus është një kërcënim për njerëzimin ai u shpreh që absolutisht që po.
“Ne nuk mund të kuptojmë se kur mund të ndodhë saktësisht sepse virusi është jashtëzakonisht i paparashikueshëm”.
Z. Woolhouse tha se çdo vit shkencëtarët po zbulojnë ndoshta një ose dy viruse që janë të transmetueshme tek njerëzit, dhe shkalla ka qenë konstante për më shumë se 50 vjet.