Qeveria japoneze ka vendosur të përfshijë në paketën e ndihmës financiare edhe punonjësit e seksit.
E gjithë paketa prej 989 miliardë dollarë ka ofruar mundësi ndihme, pra aplikimi edhe për punonjëse të seksit që ndihen të pambrojtura në këtë situatë.
Industria e seksit në Japoni gjeneron 24 miliardë dollarë në vit dhe në pikëpamje legale ajo ndahet në dy kategori. Ndihma e qeverisë japoneze erdhi pas protestave të aktivistëve dhe do të akordohet vetëm për ata që punojnë legalisht.
Japonia ka aktualisht mbi 10 mijë të prekur nga CoVid-19 dhe 236 vdekje.