Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se situata me pandeminë e COVID -19 në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme dhe për këtë arsye vendosi që të heqë kufizimin e numrit të personave nëpër grumbullime.
“Komiteti i Ekspertëve vendosi që të heqë kufizimet e numrit të personave deri në 50 në grumbullime dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të hapësirave ku zhvillohen këto aktivitete”, deklaroi Mira Rakacolli.
Ndërkohë, Rakacolli njoftoi edhe masat që vijojnë të mbeten në fuqi: “Ata që hyjnë në Shqipëri duhet të dorëzojnë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit. Qytetarët rezidentë që nuk kanë dokumente, duhet të vetizolohen. Në aeroporte do të lejohen vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që duhet të mbajnë maskën”.