Gjatë javës së fundit të krizës nga pandemia koronavirus, 3,2 milionë amerikanë mbetën të papunë. Kjo nxit autoritetet në Shtetet e Bashkuara që të rihapin jetën sociale dhe ekonomike, duke lehtësuar kufizimet.
Që prej mesit të muajit mars, 33,3 milionë amerikanë kanë aplikuar për benefitet dhe statusin e të papunëve. Pavarësisht se shifrat mbesin ende të larta, trendi gjatë javës së fundit duket në rënie.
Kriza ekonomike ka prekur të gjithë sektorët, ndërsa më së shumti po hasin vështirësi restorantet dhe baret.
Megjithatë, ekspertët shpresojnë që dhimbja e tyre të lehtësohet me rikthimin gradual në aktivitet.