Bilanci italian i pandemisë sot ka treguar të dhëna në kundërshtim me njëra-tjetrën. Nga një anë janë rritur rastet e të infektuarve, 36176 kundër 34282 të 24 orëve më parë, por numri i viktimave ka pësuar fatmirësisht rënie të dukshme, 653 nga 753 të ditës së kaluar.
Në rënie edhe raporti i rëndësishëm pozitivitete/tamponë, që tashmë është 14.4%. Janë rreth 17 mijë të shëruarit e rinj, dhe rreth 500 mijë ato në total.
Lombardia mbetet rajoni dukshëm më i goditur me 7453 raste, e ndjekur nga Piemonte me 5349 Veneto (3753) dhe Kampanja (3334).
Ndërkohë, me dy viktimat e fundit të regjistruara natën e kaluar, janë 202 mjekët që kanë ndërruar jetë nga fillimi i pandemisë në Itali.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shtimi i shtrimeve në spital në ICU vazhdon ngadalësimin, me + 42 të shtruar në 24 orët e fundit, për një total prej 3 712 në reanimacion.
Aktualisht, janë gjithsej 761 671 raste pozitive në vend, me një rritje prej + 18 503 krahasuar me dje.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 489 987, me +17 020 në 24 orët e fundit.