Pandemia nuk është afër fundit. Kështu deklaroi të martën kreu i OBSH-së Tedros Ghebreyesus.
Arsye për paralajmërimin, Ghebreyesus bëri supozimet nëpër botë se virusi po dobësohet për shkak se varianti Omicron është më i butë.
“Omicron mund të jetë më pak i ashpër, mirëpo supozimi se është sëmundje e lehtë, është mashtrim”, tha ai nga selia e OBSH-së në Gjenevë.
Ai tha se Omicron po shkakton shtrime në spital dhe vdekje, duke ngarkuar sistemin shëndetësor.
Omicron është dominant në shumë vende të botës, kryesisht në Europë ku ka rekord infektimesh.
Nga OBSH është deklaruar po ashtu se COVID-19 nuk të mos përfundojë kurrë.
“Virusit mund të mos i vijë kurrë fundi, pasi viruse të tilla përfundojnë duke u bërë pjesë e ekosistemit”, tha kreu i emergjencave në OBSH, Michael Ryan të martën gjatë një diskutimi të Forumit Ekonomik Botëror.