Aktualitet Panik para Bashkisë së Tiranës, polici humb ndjenjat gjatë protestës së opozitës

Panik para Bashkisë së Tiranës, polici humb ndjenjat gjatë protestës së opozitës

Ndërkohë që po mbahej protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, një nga efektivët është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Në momentin që polici është ndjerë keq ka qenë drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ai që po mbante fjalën.

Ai ka kërkuar ndihmën e një ambulance ndërsa ka udhëzuar protestuesit e tjerë të të mos i qendrojnë mbi kokë e t’i lënë hapësirë të marrë frymë.

“Jepini ujë të lutem”, dëgjohet të thotë Këlliçi.