Sport Panucci: Lojtarët e Shqipërisë kanë probleme me federatën, kosovarët duan më shumë...

Panucci: Lojtarët e Shqipërisë kanë probleme me federatën, kosovarët duan më shumë Zvicrën

Ish-trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te Shqipëria, që ka zgjatur thuajse dy vite, si pasues i Gianni de Biasit. Italiani, i cili ka ende “hesape”’ të pambyllura me Federatën Shqiptare të Futbollit, ka dhënë një intervistë për shtypin italian.

Ndër të tjera, Panucci ka treguar se lideri i skuadrës ishte Taulant Xhaka, por nuk e donin sepse kishte një sjellje pak profesionale. Italiani ka akuzuar se shumë lojtarë kosovarë preferojnë të luajnë për Zvicrën se sa për Shqipërinë pasi nuk e ndjenjën përkatësinë.

Përvoja e fundit në Shqipëri përfundoi keq

“Jam i kënaqur. Mora një skuadër që ishte e katërta në grupin kualifikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë zbulimi talentesh të pabesueshme. Me Reja dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit. Në ekipin kombëtar ka ende shumë lojtarë që afrova unë, bëra të debutonin 26. I kam bindur, kam udhëtuar shumë për të folur me prindërit e tyre por lojtarët nuk duan të vijnë në kombëtare, nuk janë të lumtur me Federatën.

Futbollisti që më ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali i cili ka zgjedhur Zvicrën. Ata nuk e donin në ekipin kombëtar sepse ka një sjellje pak profesionale, por unë e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si, burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai. Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë”.

Pse erdhi divorci me Shqipërinë?

“Mora një skuadër që duhej të rindërtohej. Shumë lojtarë shkova t’i shikoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, ata mund preferojnë të luajnë për Zvicrën, nuk e kanë ndjenjën e përkatësisë”