Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka deklaruar se Kombëtarja do të përpiqet që të jetë sa më serioze gjatë dy ndeshjeve të radhës duke luftuar për të marrë maksimumin.
Në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ish-trajneri i Livornos ka thënë se tre lojtarët e rinj, Balliun, Ahmedin dhe Memollën i ka ftuar sepse janë në formë të mirë dhe mund të japin një kontribut për Shqipërinë.
“Kundër Lihteshtejnit më 2 shtator do të jetë një ndeshje delikate, ku ne patjetër duam që të marrim një rezultat të mirë. Do të punojmë fort dhe me seriozitet. Edhe kundër Maqëdonisë do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë. Ne do të përpiqemi që t’ia dalim mbanë”, deklaroi Panuçi.
I pyetur më pas për tre lojtarët e rinj ai deklaroi shkurtimisht: “I ftova në Kombëtare sepse ata po kalojnë një moment të mirë. Shpresoj që të mos jem gabuar…(qesh).