Papa Françesku deklaroi sot se askush në Kishën Katolike nuk do të shmangte dënimin nëse shpallej fajtor për abuzimin seksual ndaj fëmijëve.
“Më lejoni të jem i qartë për këto veprime të neveritshme. Kisha Katolike nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të sjellë para drejtësisë ata që kanë kryer krime të tilla”, tha Papa Françesku para Krishtlindjeve në Vatikan.
“Për ata që abuzojnë mbi pakicat, do të thosha të ktheheshin dhe t’i dorëzoheshin drejtësisë dhe të përgatiten për drejtësinë hyjnore”, shtoi Papa.
“Kisha kurrë nuk do të përpiqet të heshtë dhe do të marrë seriozisht çdo rast”, tha Ati i Shenjtë.
”Abuzimet me fëmijët nuk duhet të ndodhin kurrë më”, theksoi ai.