Papa Françesku, i cili ëndërronte në rininë e tij të bëhej misionar në Japoni, do të zhvillojë për herë të parë një vizitë për të dhënë në qytetet martire të Nagasakit dhe Hiroshimës mesazhe për eliminimin e armëve bërthamore.
“Bashkë me ju lutem që fuqia shkatërruese e armëve bërthamore të mos ndodhë kurrë më në historinë e njerëzimit. Përdorimi i armëve bërthamore është i padrejtë”, theksoi papa Françesku në një video drejtuar sot japonezëve.
“Vendi juaj e njeh vuajtjen e shkaktuar nga lufta”, nënvizoi kreu i 1,3 miliardë katolikëve duke kërkuar respekt të ndërsjellë që do të çonte në një paqe të sigurt që duhet të mbrohet me “dhëmbë”.
Ai do të pritet në Tajlandë më 20-23 nëntor para se të shkojë në Japoni më 23-26 nëntor.