Bota Papa Françesku pro shenjtërimit të babait themelues të Europës moderne, Robert Schuman

Papa Françesku pro shenjtërimit të babait themelues të Europës moderne, Robert Schuman

Robert Schuman, ish-ministri i jashtëm francez, i cili njihet si një nga arkitektët kryesorë të krijimit të Bashkimit Europian, është drejt rrugës për t’u shenjtëruar nga Kisha Katolike.

Papa Françesku miratoi një listë të njerëzve për këtë procedurë, që përfshin edhe ish-burrin e njohur të shtetit, i cili hodhi themelin konceptual të BE-së, që ndodhej në prag të shkatërrimit të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore.

Schuman mbajti një fjalim historik më 9 maj 1950 që përshkroi idetë e tij për bashkëpunim në Europë.

Fjalimi i tij njihet ndryshe edhe si Deklarata Schuman.

Ai vdiq në 1963 në moshën 77 vjeç.

”Puna e Schuman u ndikua fuqimisht nga besimi katolik”, sipas portalit mediatik ”Vatican News”.

Gjithashtu, në këtë listë është edhe jezuiti mistik, Philipp Jeningen, i lindur në Eichstaett, Bavari, në 1642.