Papa Françesku u kërkon të rinjve të hanë më pak mish në përpjekje për t’u kujdesur më mirë për mjedisin.
Në një letër drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën Rinore të BE-së në Pragë këtë javë, Papa kërkoi që të “thyejmë këtë prirje vetëshkatërruese” dhe t’i japim përparësi qëndrueshmërisë.
“Është urgjente të reduktohet konsumi jo vetëm i lëndëve djegëse fosile, por edhe i shumë gjërave të tepërta; dhe gjithashtu, në zona të caktuara të botës, është e përshtatshme për të konsumuar më pak mish, kjo gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit”, ka shkruar ai.
Në tetor 2021, Papa Françesku dhe udhëheqësit fetarë bënë thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës në konferencën COP26 të OKB-së. Megjithëse 84-vjeçari nuk mundi të merrte pjesë në konferencë, ai e bëri të qartë përkushtimin e tij për të trajtuar krizën klimatike.
Më pas, në nëntor, ai mbajti një fjalim tjetër duke na thënë të gjithëve të mbrojmë mjedisin pasi “çdo gjë rreth nesh duket se po shembet”.