Masat ndaj pandemisë COVID-19, janë më dramatiket që qeveritë e vendeve të ndryshme të globit kanë ndërmarrë që nga Lufta e Dytë Botërore. Për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, u mbyllën shkollat, udhëtimet ajrore, tokësore e detare, biznese të vogla e të mëdha. Ekspertët janë të shqetësuar për kostot ekonomike, të miliona njerëzve të cilët kanë mbetur të pa punë, miliona studentëve e fëmijëve pa shkollë.
Tashmë, tre javë pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera ndërmorën hapa gjithëpërfshirës dhe që fatkeqësisht mund të zgjasin një apo disa muaj, disa specialistë të shëndetit publik po studiojnë pasojat e bllokadës masive: Mijëra vdekjeve që ka të ngjarë të ndodhin, por pa u infektuar nga koronavirusi
Sa më shumë të zgjasë bllokada, tregon historia, aq më keq do të jenë rezultatet e saj. Një rritje e papunësisë në vitin 1982 shkurtoi jetëgjatësinë e amerikanëve.
Gjatë recesionit të fundit, në vitet 2007-2009, tregu i zymtë i punës ndihmoi rritjen e niveleve të vetëvrasjeve si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë, duke i marrë jetën 10 mijë personave më shumë sesa para hyrjes në reçesion.
Kësaj radhe, efektet mund të jenë edhe më të thella, pasi ashtu sikurse paralajmërojnë shumë udhëheqës biznesi dhe politike, ekonomia rrëzohet dhe papunësisë bie në nivele historike.
Tashmë, ka raporte se masat e izolimit po shkaktojnë edhe dhunë në familje në disa zona. Mbyllja e shkollave po i heq mundësinë fëmijëve me nevoja të veçanta që të marrin trajtimin e duhur, si rrjedhojë braktisja dhe krimi ndaj këtyre fëmijëve mund të rritet.
Qendrat e shëndetit publik do të humbasin fondet, duke shkaktuar rënie të shërbimeve të tyre dhe sistemit të shëndetësisë në tërësi në komunitete. Rritja e papunësisë në nivelin 20% – një parashikim i zakonshëm tashmë në ekonomitë perëndimore – mund të shkaktojë 20,000 vetëvrasje më shumë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara në mesin e atyre që qëndrojnë të mbyllur mes katër mureve të shtëpisë.