Para marrjes zyrtare të detyrës, ambasadorët e rinj të SHBA kanë marrë edhe porositë e fundit nga drejtues të lartë të Departamentit të Shtetit.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me disa ambasadorë amerikane që do përfaqësojnë SHBA-të në vende të ndryshme të botës.
Mes tyre është edhe ambasadorja e emëruara për në Shqipëri, Yuri Kim.
Kim shfaqet në krah të sekretarit, ndërsa ky i fundit në rrjetet sociale shkruan:
“Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë.
Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë dhe me krah të lehtë”.