Rifillimi i punimeve të Kuvendit ka rikthyer edhe njëherë paradën e veshjeve, aksesorëve dhe makinave të shtrenjta të deputetëve që bien në sy para çdo seance.
Sot nuk ka munguar as ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbërriti në Kuvend i qeshur dhe i pashoqëruar nga ndonjë koleg tjetër deputet.
Buzëqeshje kishte edhe tek Sali Berisha, i cili shoqërohej nga Flamur Noka e Albana Vokshi. Po kështu të lumtur, të paktën në foto, dukeshin edhe përfaqësuesit e mazhorancës. Shihni më poshtë disa foto që sjell LSA.