Do arrestohen të gjithë ata organizojnë baste të jashtëligjshme, ka deklaruar kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”.
“Të gjitha janë mbyllur, tek tuk ka tentativa, të cilat janë identifikuar dhe do identifikohen ne vijim dhe ata që marrin përsipër këto arrestohen dhe paguhen pasojat e rënda”, tha Rama.
Lidhur me bastet online, kreu i qeverisë u shpreh: “Online-i i ligjshëm është mbyllur. lufta me onlinin që lidhet me baste jo shqiptare është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet. por ajo që ëhstë e rëndësishme është që 99 përqind e burimeve të parasë nga bastet dhe kazinotë elektronikë është shteruar”.
Çani: Te Tajvani radhë e madhe?
Rama: S’më intereson fare…
Nga 1 Janari, kur ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e lojërave të fatit, në raste kur janë zbuluar pika bastesh të paligjshme, Policia ka vijuar vetëm me procedime, pa bërë arrestime.