Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, pasi ka arrestuar një 48-vjeçar i cili kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij dhe vuri në rrezik edhe banorët e fshatit duke qëlluar me armën në ajër.
Sipas asaj që njofton Policia në momentit që 48-vjeçari vuri re shërbimet e Policisë tentoi të largohej me automjet, por u ndalua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Ndërkohë është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov dhe automjeti me të cilin tentoi të largohej, së bashku me një sasi lënde narkotike cannabis dhe fishekë luftarakë, të cilat u gjetën të fshehura në stanin e 48-vjeçarit banues në fshatin Akërni të Vlorës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.