Mumjet vrasëse, shtëpia e përhumbur, efektet speciale drithëruese dhe muzika e frikshme, seriali Paranormal i lançuar në Netflix shpreson të fitojë një audiencë ndërkombëtare përtej botës arabe dhe të rikthejë lavdinë e saj të dikurshme në industrinë audiovizive egjiptiane.
Etiketuar si një prodhim i “shquar”, seriali Paranormal bazohet në bestsellerët e Ahmed Khaled Tawfik, autor egjiptian i romaneve të tmerrshme, trillimeve fantastiko-shkencore dhe mjekësore të cilat e bënë atë shumë të popullarizuar në mesin e të rinjve në vendin e tij dhe në botën arabe.
Ai u publikua në internet javën e kaluar në nëntë gjuhë, përfshirë dhe arabisht. Në total, ai parashikon një audiencë nga 190 vende.
“Me një publik kaq të gjerë, është logjike që ne marrim pjesë në këtë projekt”, theksoi Ahmed Sharkawi, menaxheri i përmbajtjes për Arabisht dhe Afrikë për Netflix.
Seriali me gjashtë episode, që zhvillohet në vitet 1960, ndjek aventurat e hematologut Refaat Ismail, i interpretuar nga aktori Ahmed Amin, i cili përballet me fenomene paranormale.
Me miken e tij skoceze, shkencëtarja Maggie Mackillop, e interpretuar nga aktorja libano-britanik, Razane Jammal, ata ndërmarrin zgjidhjen e mistereve në mbarë rrugët e Kajros, në tempujt faraonikë apo edhe në shkretëtirën libiane.
“Ne jemi të kënaqur që fansat mund të shohin personazhet e tyre të preferuar, monstra dhe fantazma, marrin jetë. Dhe ata që nuk i kanë lexuar romanet do të zbulojnë një formë tjetër të trillimit”, shtoi Sharkawi.
Egjipti, një prodhues historik i filmave dhe serialeve televizivë, ka përfituar prej kohësh përmes këtij paragjykimi kulturor nga një ndikim i madh në botën arabe, një ndikim i cili megjithatë ka rënë në vitet e fundit.
“Ne dëshirojmë të krijojmë përmbajtje të të cilësisë së lartë pa humbur karakterin egjiptian”, theksoi regjisori i serialit Amr Salama, i njohur për filmat që kanë dalluar në disa festivale ndërkombëtare.