Ndërkohë që koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 2400 raste dhe 50 të vdekur, epidemiologët po tentojnë të ndërtojnë skenarë të ndryshme për pasojat e COVID-19.
Disa prej tyre, janë tejet dramatike. Sipas parashikimeve të CDS, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA, në qoftë se institucionet shtetërore dhe qytetarët mos të merrnin asnjë nga masat e këshilluara, viktimat e koronavirusit mund të shkonin nga 200 mijë deri në 1.7 milionë persona.
Dhe nuk mjafton. Deri në 21 milionë persona do të duhet të shtroheshin në spital, duke kolapsuar spitalet amerikane, që disponojnë për momentin rreth 925 mijë shtretër.
Ky është niveli i fundit në katër nivele parashikimi, që tregon rrezikshmërinë e virusit dhe rëndësinë për një zinxhir masash shtrënguese në vend, që edhe pse disi me vonesë kanë filluar të zbatohen në çdo shtet amerikan, pas shpalljes së gjendjes së emergjencës kombëtare.