Parashikohet që java e fundit e vitit 2018 të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por të ftohtë.
I ftohti do të ndjehet mesnatën e Krishtlindjes dhe deri në ndërrimin e viteve.
Ndërsa, referuar lëvizjeve termodinamike të atmosferës, kjo javë e fundit rezervon kryesisht kushte të qëndrueshme të motit, ku kthjellime dhe vranësira alternohen herë pas here mbi territorin shqiptar.
Përjashtim bën intervali kohor nga mbrëmja e së hënës deri pasditen e së martës, gjatë të cilit priten reshje, ku në pjesën më të madhe të vendit do të ketë shira ndërsa dëbora shfaqet në zonat e thella malore.
Megjithatë, viti 2018 për territorin shqiptar do të mbyllet si një vit i ngrohtë ku temperatura mesatare vjetore vlerësohet paraprakisht 2,5°C mbi mesataren vjetore klimatike.