Horoskopi Parashikimi i yjeve për muajin qershor. Ja shenjat më të favorizuara

Parashikimi i yjeve për muajin qershor. Ja shenjat më të favorizuara

Parashikimi i yjeve për muajin qershor nga astrologia Meri Gjini

Dashi

Mërkuri dhe Marsi në vijë të drejtë i jep dashëve shumë energji. Drejtimi i duhur për energjinë e tyre është profesioni. Do të marrin një shije të vogël se çfarë i pret ata në dhjetorin dhe në gjithë 2023. Nuk duhet të mungojnë iniciativat e reja. 13 dhe 21 qershori janë ditët më me fat të muajit.

Demi

Të gjithë demët favorizohen shumë në shkollën dhe provimet e tyre. Marsi në Saturn stabilizon marrëdhëniet shoqërore. Organizmi i punës duket i pamundur për shkak të ritmit të shpejtë të verës, kështu që kujdes në mënyrën se si do ta organizojnë axhendën e tyre.

Binjakët

Dielli në shenjën e tyre i bën të jenë protagonist. Duhet të marrin në kontroll jetën e tyre deri në 13. Do të kenë një rezultat të shkëlqyer nëse punojnë në grup. Pas datës 20 do të shpërblehen për mundimet dhe lodhjen e tyre deri tani.

Gaforrja

Kanë një ritëm të përshpejtuar këtë muaj. Do u jepen mundësi të mëdha që duhet t’i shfrytëzojnë. Pushimet duhet t’i shtyjnë pas 25 korrikut pasi nuk mund të shkëputen nga puna për momentin për të shijuar verën dhe pushimet.

Luani

Lunai është një nga më të privilegjuarit e periudhës. Raportet në përgjithësi do të jenë të mira. Mund të marrin iniciativa, por duhet t’i ndajnë dhe me të tjerët. Saturni i kundërt i qartëson dhe ua bën më të thjeshtë ritmin e punës.

Virgjëresha

Kanë shqetësime mbi detyrimet që kanë marrë përsipër deri në datën 13. Në javën e parë mund të rregullojnë raportet që janë prishur në javën e fundit të majit. Nëse do të kenë të bëjnë me banka apo kredi janë të favorizuar në këtë periudhë dhe mund ti mbyllin shumë lehtë këto çështje.

Peshorja

E nisin dhe e mbyllin qershorin me nervozizëm. Do të duan të tregojnë drejtësinë e tyre me një ton shpesh më të ashpër, prandaj kujdes këtu. Sa i përket dashurisë nga data 10 do të jenë mjaft të favorizuar me flirtet dhe njohjet e reja me ndikimin e Venusit dhe Uranit. Mund të bëni zgjedhjen më të mirë në këtë periudhë.

Akrepi

Do të marrin vendime në çështjet praktike. Pika e dobët vazhdon të mbetet debati në familje. Kujdes, duhet të menaxhojnë emocionet e tyre dhe se çfarë ndjejnë. Detyrimet me shtetin dhe çështjet ligjore janë shumë të favorizuara dhe mund t’i mbyllin gjatë këtij muaji.

Shigjetari

E nisin me grindjet në familje dhe e mbyllin me pakënaqësitë në çift. Nga data 3 deri në 26 qershor është periudha më e mirë për ta për të marrë iniciativat e duhura. Janë shumë të favorizuar të lindurit e datës 25, 26, 27 nëntor.

Bricjapi

Nga sot deri në 26 do të ndihen mirë pas shumë kohësh me statusin, emri dhe profesionin e tyre. Do të arrijnë të kanalizojnë energjinë dhe do të arrijnë të zgjidhin çështje që i përkasin dashurinë. Ata që janë në kërkim të flirtojnë jo të futen në analiza se çfarë ndjejnë që të marrin esencën më të mirë të verës.

Ujori

Duhet të rregullojnë marrëdhëniet familjare sepse janë në një periudhë shumë të mirë për ta bërë këtë, por kujdes jo marrdhëniet në çift. Saturni i kundërt deri në 24 tetor nuk i jep shumë mundësi të projektojnë dhe të lëvizin për të arritur synimet dhe qëllimet e tyre. Duhet tu japin prioritet çështjeve që lidhen me fëmijët gjatë javës së parë të muajit.

Peshqit

Për artistët le të prodhojnë më të mirat, kurse për racionalët të mendojnë dy herë për përgjegjësitë dhe firmat që do të hedhin. Me Peshoren do të kenë mundësi të flirtojnë dhe të njohin njerëz të rinj, por jo me njëri-tjetrin. Deri në 25 korrik të dashurojnë e të flirtojnë sa më shumë. Do kenë një verë shumë të bukur e me ngjyra dashurie që duhet ta shijojnë.