Dhjetori, muaji i parë i dimrit, po i afrohet fundit, dhe na kanë mbetur edhe dy muaj të plotë të dimrit.
Meteoservice Severe Weather Europe ka lëshuar një parashikim për muajt e mbetur të dimrit, i cili bazohet në modelet më të fundit të parashikimit afatgjatë.
Ata kujtojnë se dhjetori ka kaluar një kohë interesante deri më tani. Atlantiku i Veriut, Europa Veriore si dhe Kanadaja, ishin nën presion të ulët, duke çuar në temperatura më të larta se mesatarja në të gjithë Eurazinë dhe Shtetet e Bashkuara kontinentale.
Megjithatë, kishte ditë më të ftohta në disa pjesë të Kanadasë dhe SHBA-së në veri.
Ka mbetur më pak se një deri në fund të dhjetorit, kjo kohë do të jetë dinamike, raporton Severe Weather Europe.
Në mënyrë të veçantë, presioni i lartë i ajrit dhe një vorbull polare do të sjellin temperaturë të ulët në Alaskë, ndërsa Evropa do të mbetet më e ngrohtë se mesatarja. Vetëm një pjesë e ajrit të ftohtë do të kalojë pjesët qendrore dhe juglindore të Evropës.
Ata gjithashtu kujtojnë se modeli afatgjatë i ECMWF në dhjetor të vitit të kaluar ishte mjaft i saktë dhe se parashikonte me saktësi presionin dhe temperaturën e lartë.
Kur bëhet fjalë për dy muajt e parë të vitit 2020, duhet të theksohet se ka një ndryshim në krahasim me dhjetorin. Moti i ftohtë pritet në Kanada dhe SHBA, veçanërisht në Bregun Lindor. Kjo nga ana tjetër do të shkaktojë një valë më të ulët në Atlantikun e Veriut, i cili nga ana tjetër do të sjellë një dimër më të butë në Evropë.
Kur të vijë muaji shkurt, moti do të jetë i ngjashëm, pa një dimër më të fortë për Evropën.
Por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë dimër, por që nuk do ketë periudha të të ftohtit, të paktën sipas parashikimit aktual.
Prandaj, në Evropë pritet më pak dëborë, me përjashtim të Evropës veriore dhe verilindore. Do të ketë më shumë reshje edhe në Alpe gjithashtu. Kjo do të jetë për shkak të presionit të ajrit i cili do të sjellë temperaturë më të butë dhe më shumë lagështi në pjesën perëndimore të kontinentit.