Një video e shfaqur në një televizion amerikan dy ditë më parë ku shfaq ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku si e pastrehë tronditi opinionin publik.
Reagimet në rrjet ishin në shumta nga njerëz të thjeshtë dhe personazheve të njohur bashkë me thirrje për të ndihmuar këngëtaren e dashur të viteve ’80. Ditën e sotme në rrjet ka qarkulluar një tjetër video ku një grua shqiptare bisedon me një tjetër grua që duket si këngëtarja Parashqevi Simaku e pas kësaj videoje, biznesmeni Elton Ilirjani duket se ka arritur të kontaktojë këngëtaren.
Menjëherë pas takimit me këngëtaren Parashqevi Simaku, biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar një tjetër video që tregon dhomën se ku do të qëndrojë tashmë Parashqevi Simaku.
Bashkë me Elvirën, gruan e cila e gjeti në rrugët e New York-ut Parashqevinë, ata e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një hotel në Manhattan.
Biznesmeni thotë se Parashqevia është mirë tashmë dhe shumë shpejt do këndojë për publikun shqiptar.
Në një tjetër video ajo shfaqet me biznesmenin Elton Ilirjani teksa dëgjon këngët e saj të dikurshme me të cilat u rritën breza të tërë në Shqipëri. Biznesmeni e pyet nëse do këndojë sërish dhe Parashqevia i përgjigjet: Absolutisht!