Parlamenti austriak pritet t’i heqë imunitetin ish-kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz. Komisioni i Këshillit Kombëtar votoi unanimisht për heqjen e imunitetit dhe në seancën plenare nuk priten surpriza.
Në fillim të tetorit, Kurz dha dorëheqjen nga posti i kancelarit pasi hetuesit kundër korrupsionit kontrolluan zyrën e tij.
Në më pak se 40 orë në postin e kancelarit u emërua Alexander Schallenberg.
Kurz dhe ekipi i tij akuzohen se kanë manipuluar sondazhet dhe kanë paguar me paratë e taksapaguesve për të lehtësuar që 35-vjeçari të jetë në pushtet.
Deri më tani ai gëzonte imunitet si deputet. Tani ky imunitet hiqet dhe hetimet kundër Kurz mund të vazhdojnë.
Përveç kësaj çështjeje, ka edhe të tjera raportime kundër 35-vjeçarit për deklarata të rreme në komisionin parlamentar të hetimit të dosjes Ibiza, i cili hetoi korrupsionin e mundshëm në partinë konservatore.
Gjithsej dhjetë persona janë hetuar nën dyshimin për shkelje të besimit, ryshfet dhe korrupsion. Kurz i mohon akuzat.