Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha dje mandatin tre deputetëve të rinj të opozitës.
Konkretisht, bëhet fjalë për Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar, i cili kishte kandiduar si deputet në listën e PD-së në Qarkun e Vlorës.
Krahas tij, ishte edhe Arben Elezi, kandidat i PD-së për Qarkun e Elbasanit. Nga Lëvizja Socialiste për Integrim ishte Amra Borava, kandidate për deputete në Qarkun e Shkodrës, e cila do të zëvendësojë ish-deputetin Agron Çela.
Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99. Deri sot, LSI-ja ka plotësuar vendet e lëna bosh nga 11 ish-deputetë të saj, ndërkohë që PD-ja ka qenë më solide, ku vetëm 6 ish-kandidatë kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.
PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
MARRIN SOT MANDATIN
PD
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi
LSI
Ambra Borova