Kryesore Parlamenti miraton me 74 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Parlamenti miraton me 74 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Parlamenti ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, projektvendimi për të cilin u përfshi në rendin e ditës të seancës plenare të sotme.

Opozita ka deklaruar se nuk do të bëhet fasadë e propagandës së kryeministrit Edi Rama, me argumentin se ky komision është futur në seancë pa u konsultuar më parë me opozitën.

Demokratët kërkojnë që betejën me korrupsionin, kryeministri ta nisë nga korrupsioni zgjedhor.

Sipas projektvendimit, Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 i përkasin mazhorancës dhe 5 opozitës.

Ai do të ketë një afat 10-mujor dhe kryetar i tij pritet të jetë Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.