Milani u mposht 2-1 në Parma në javën e dytë të Serisë A dhe pësoi humbjen e parë të sezonit, duke mbetur me vetëm 1 pikë në renditje pas dy ndeshjesh.
Kuqezinjtë e nisën keq dhe pësuan gol pas vetëm dy minutash lojë, të ndëshkuar nga Man.
Mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë patën një reagim të mirë që çoi në barazimin e Pulisic (66′), por çekuilibri i tepruar i kuqezinjve i dha mundësinë vendasve të shënonin golin e dytë në kundërsulm, në minutën e 77-të me Cancellieri.
Për trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca, një nokaut shumë i rëndë, ndërsa skuadra tregon të gjitha defektet e sezonit të kaluar. Nuk është agresive dhe nuk ka një bazë loje.