Është plotësuar sot lista zyrtare me shtatë kandidatë për kryeprokuror të përkohshëm, të cilët depozituan aplikimet në Kuvend.
Ditën e nesërme në oren 13:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për seancën dëgjimore me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, por Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë.
PD konfirmon kështu qëndrimin e mbajtur që para përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, për paligjshmëri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe të përkohshëm, që sipas kësaj force politike duhet të dalë nga organet e Vettingut.