Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Endrit Brahimllari i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një shkresë me të cilën e informon se drejtuesi i koalicionit opozitar është Sali Berisha.
Kujtojmë se me publikimin e modelit për fletën e votimit për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, përbri numrit një në listë që është koalicioni “Bashkë Fitojmë” mungonte emri i drejtuesit të koalicionit.
Ky detaj u përdor nga socialistët të cilët nuk ngurruan që gjatë takimeve elektorale të përmendin që “asnjë demokrat nuk do ta donte emrin e Ilir Metës si drejtues në fletën e votimit.”
Ndërkohë në marrëveshjen për krijimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” specifikohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj.