Gjermania shkon në zgjedhje më 26 Shtator, kur Angela Merkel jep dorëheqjen si kancelare pas 16 vitesh në detyrë dhe katër fitore të drejtpërdrejta në zgjedhjet kombëtare.
Sondazhet tregojnë një mbështetje në rënie për partinë e saj CDU dhe liderin e ri Armin Laschet me vetëm 26% – dy pikë më pak se në sondazhin e mëparshëm, ndërsa Social Demokratët të udhëhequr nga Ministri i Financave, Olaf Scholz, fituan tre pikë për të barazuar nivelin me 19% me të Gjelbrit të opozitës.
Demokristianët morën më pak se 33% të votave në zgjedhjet e fundit në 2017, aktualisht qeverisin në koalicion me SPD.
Shanset e Laschet për të pasuar si Kancelar Merkelin në krye të një koalicioni të qëndrueshëm dy-partiak janë reduktuar.
Përkrahësit e tij thonë se 60-vjeçari Laschet është një luftëtar, pasi ka mundur të fitojë zgjedhjet si guvernator i North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë dhe nuk duhet të nënvlerësohet.
Në sondazhin dyjavor të televizionit publik ZDF, Laschet u preferua me vetëm 21% e të pyeturve për të qenë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, një rënie prej tetë pikësh, ndërsa kandidatja e të Gjelbërve Annalena Baerbock ra katër pikë në 16% dhe Scholz u rrit 10 pikë në 44%.
Scholz ka fituar vlerësime për menaxhimin e tij të qetë të krizës gjatë pandemisë së koronavirusit dhe të përmbytjeve që goditën Gjermaninë perëndimore muajin e kaluar, duke lënë të vdekur më shumë se 180 njerëz.
Megjithëse CDU e Laschet është ende kryesuese, rritja e mbështetjes për socialdemokratët i hap rrugën drejt Scholz në krye të një koalicioni të mundshëm mes partisë së tij, të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë liberalë.
Asnjëherë që nga viti 1949 rezultatet për zgjedhjet federale gjermane nuk kanë qenë kaq të paqarta.
Analistët kanë shkuar larg pasi u publikuan sondazhet e fundit. Nëse blloku i udhëhequr nga CDU ende dëshiron të fitojë, në thelb do të duhet të zëvendësojë kandidatin per kancelar Armin Lachet.
Shefi i ri i CDU, 60-vjeçari që zëvendësoi Merkelin si kryetare partie përjashton rritjen e taksave dhe premton një kthim të shpejtë në politikat e kursimeve të shpenzimeve po duket i paqëndrueshëm gjatë fushatës.
Edhe pse konservatorët e udhëhequr nga CDU-ja janë ende përpara në sondazhe, epërsia e tyre po zvogëlohet.
Kryeministri Demokristian i shtetit verior të Schleswig-Holstein, Daniel Guenther kritikoi hapur udhëheqësin e partisë së tij, duke thënë se stili i fushatës së Laschet “nuk bind askënd“.
Kandidati Social Demokrat Olaf Scholz ka arritur të ndalë rrëshqitjen e partisë së tij të qendrës së majtë qe tani ka pothuajse po aq votues sa konservatorët. Zgjedhjet gjermane nuk janë të drejtpërdrejta. Njerëzit shpesh i ndajnë votat e tyre ose votojnë taktikisht. Në zgjedhjet e fundit shtetërore në ish-Lindjen komuniste, shumë votues të zakonshëm hodhën mënjanë prirjet personale për të mbështetur partinë në pushtet në rajon, në mënyrë që të pengojnë alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë që të bëhet forca më e fortë.
Strategët e CDU tani pendohen që kanë përqendruar kaq shumë vëmendje tek të Gjelbrit dhe kandidatja e tyre Annalena Baerbock. Në javët e ardhshme, pritet që Laschet të shtojë sulmet ndaj SPD. Laschet shpreson për një ngritje në sondazhe kur Kancelarja Merkel, që ishte zotuar se do të qëndronte jashtë zgjedhjeve federale, të marrë pjesë në një miting elektoral të CDU-se më 21 Gusht në Berlin.
Afërsia me Kancelaren, e cila mbetet politikania më e njohur e Gjermanisë, mund të forcojë imazhin e kristiandemokrateve në këte kohë kritike. Laschet ka ende shanse për t’u bërë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Në zgjedhjet e vitit 2017 në North Rhine-Westphalia, ai arriti të fitojë shtetin tradicionalisht të zotëruar nga socialdemokratët.