Partizani e ka nisur me fitore fazën e katërt të kampionatit shqiptar të futbollit, e cila i ka sjellë përkohësisht dhe kreun e renditjes.
“Të kuqtë” fituan 3-1 ndeshje ndaj Kastriotit, duke hyrë zyrtarisht në garë për titullin kampion. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Hakaj barazoi shifrat në pjesën e parë në minutën e 31.
Në pjesën e dytë Partizani shënoi dhe dy gola të tjerë me Junior dhe Asanin për të marrë kryesimin e Superligës, ndonëse përkohësisht pasi do të presë ndeshjet e Teutës dhe Vllaznisë.
Kukësi dhe Tirana u ndanë në barazim 2-2 në një ndeshje që ndryshoi dy herë drejtim, por që në fund të dy ekipet morën nga një pikë.
Rezultat që nuk kënaqi askënd, pasi bardheblutë mbeten larg grupit kryesues, ndërsa verilindorët e shohin edhe të të vështirë për të mos thënë të pamundur pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.
Pas javës së 28 të kampionatit Tirana renditet në vend të 5 me 43 pikë, ndërsa Kukësi i gjashti me 36 pikë të grumbulluara.