Sport Partizani shkatërron Kastriotin dhe kap Tiranën në krye, Laçi largon Vllazninë nga...

Partizani shkatërron Kastriotin dhe kap Tiranën në krye, Laçi largon Vllazninë nga gara për titull

Partizani shkatërroi 4-1 Kastriotin dhe rikapi Tiranën në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Pas suksesit të sotëm dhe barazimit të një dite më parë të bardhebluve në Ballsh, të dy skuadrat janë sërish me pikë të barabarta, 44.

“Të kuqtë” shënuan 3 gola që në pjesën e parë dhe pavarësisht se miqtë shkurtuan për pak çaste diferencën, realizuan edhe një gol të katërt për të mbyllur llogaritë me krutanët nuk po i largohen dot vendit të fundit në renditje dhe duket se e kanë vulosur fatin e tyre.

Laçi mundi Vllazninë pastër 2-0, falë një dopiete të Guindo që në pjesën e parë, që i jep shpresë për të mos ndjekur Kastriotin në Kategorinë e Parë. Humbja largon edhe më shumë Vllazninë nga gara për titull.

Egnatia mori një barazim të rëndësishëm kundër Teutës, duke u ngjitur në vend të tretë në renditje, me shpresën se do të arrijë ta ruajë deri në fund për të realizuar objektivin, kualifikimin për të turnetë europianë.